4 trendet në mediet sociale

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 18:15 | Nga

Fundi i vitit dhe sezoni i festave është duke u afruar. Mediet sociale i japin markës tuaj një mundësi të pabesueshme për të fituar vëmendje për markën tuaj, nëse e bëni në mënyrë të duhur. Ju ose duhet të shfrytëzoni mundësinë ose konkurrentët tuaj do t’a shfrytëzojnë.

Është një peizazh vazhdimisht në ndryshim, dhe është koha të vendosni strategjinë tuaj të marketingut në media sociale për këtë vit. Që të jeni të suksesshëm, ju duhet të dini se cilat janë trendet më të fundit. Kjo do ju vendosë në një pozitë më të mirë përderisa hyjmë në vitin 2018. Këtu janë katër trende të medias sociale në të cilat duhet të fokusoheni menjëherë.

Chatbotët kanë arritur. Duhet të aftësoheni në ta

Nëse nuk i keni të njohur chatbotët, ju duhet të mësoni se si kjo teknologji mund të jetë e dobishme për marketingun tuaj në media sociale. Shërbimi i konsumatorëve ka kaluar në thirrje telefonike pastaj në emaile dhe në media sociale. Konsumatorët kërkojnë përgjigje të menjëhershme për pyetjet dhe shqetësimet e tyre, dhe tani ata hyjnë në media sociale sa herë që dëshirojnë diçka.

Sa më shpejtë që mund të përgjigjeni, aq më mirë, për shkak se ju kënaqni dëshirën e përgjigjes së menjëhershme. Chatbotët ju japin mundësi të bashkëveproni menjëherë, e cila është arsyeja pse botët në Facebook Messenger veçanërisht po bëhen shumë të famshëm. Vendosja e atyre është shumë e thjeshtë dhe mund t’a bëni falas.

‘’Media sociale është qendra për bashkëveprim me konsumatorët, dhe po bëhet e nevojshme për çdo biznes të pranojë këtë, edhe bizneset e shërbimeve. Aspekti më tërheqës i përdorimit të një chatboti është aftësia për të ofruar angazhim të menjëhershëm i cili duket personal. Chatbotët janë për konsumatorët tuaj në çdo orë’’, thotë James Memije, themeluesi i AccuServ Heating & Air Conditioning.

Media sociale duhet të jetë tërësisht e fokusuar në telefon

Snapchat dhe Instagram janë platforma të fokusuara në telefon, dhe përderisa Instagram është i qasshëm përmes kompjuterit, shumë pak përdorues e përdorin me diçka tjetër përveç telefonit. Facebook fiton 84 për qind të të ardhurave të reklamave nga telefoni, duke e bërë të qartë se shumica e përdoruesve të medias sociale janë në telefonët e tyre.

‘’Përmbajtja që ju postoni në media sociale duhet të përmbajë ‘’thirrje për veprim’’ të cilat kanë në mendje përdoruesin e telefonit. Ata tashmë kanë telefonin e tyre në dorë, kështu që shfrytëzoni mundësinë dhe krijoni përmbajtje e cila ngjall veprim’’, këshillon Catherine Jacobs, Zyrtarja e Lartë Operative e McQuarrie Hunter LLP.

Mos eliminoni platformat për shkak të ngjashmërive në tipare

Nuk është sekret se Facebook dhe Instagram kopjuan Snapchat, ato të gjitha tani kanë tipare të ngjajshme, por kjo nuk do të thotë se kjo i bën të njëjta. Nga pamja e jashtme, ato duken mjaftueshëm të ngjajshme për të eleminuar njërën nga përzierja, por secila platformë ka aftësi dhe audienca të ndryshme.

‘’Snapchat është ende opsioni më i famshëm për demografikat më të reja, përderisa Instagram është rrjeti social sipas zgjedhjes të rinjve. Facebook është opsioni ku demografika më e vjetër ndihet rehat, dhe tani ka edhe ‘’Stories’’ gjithashtu. Pra, përderisa të trijat kanë tiparet e njëjta, ato favorizohen nga audienca të ndryshme’’, shpjegon Yosef Adelman, Kryeshefi Ekzekutiv i Falcon Marketing.

Kjo do të vazhdojë, dhe përderisa tiparet bëhen më të ngjajshme në platforma të ndryshme shoqërore, ju nuk mund të eleminoni një kanal të medias sociale bazuar vetëm në tiparet, kjo do të eleminojë aftësinë tuaj për të arritur demografika dhe audienca të ndryshme.

Video duhet të jetë pjesë e përmbajtjes tuaj

Të gjithë e dinë se përmbajtja me video është në trend tani, dhe reklamat e Facebook të cilat përmbajnë video po tërheqin më shumë angazhim. Kur bëhet në mënyrë të duhur, ju përfitoni shumë nga marketingu.

‘’Snapchat bazohet shumë në përmbajtje me video, dhe gjithashtu edhe Storiet në Instagram, duke dëshmuar se si videot po dominojnë në media sociale për momentin. Bizneset të cilat shpejtë mësojnë se si të tregojnë historinë e tyre përmes përmbajtjes së videos do të përjetojnë sukses më të madh në media sociale se sa ato të cilat e injorojnë atë’’, thotë Brian Gwinn, Kryeshefi Ekzekutiv i Greenview Investment Partners.

Unë tashmë mund të shoh marka dhe ndërmarrës duke u përfshirë më shumë me Snapchat, duke më përfshirë edhe mua. Ato po bëhen shumë influencuese, e cila do të kontribuojë në prezantimin ndaj një grupi më të madh të përdoruesve jashtë demografikës më të re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme