5 shpikje të mëdha që kanë lindur në Indi

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 21:59 | Nga

Me rastin e përvjetorit të ditës së pavarësisë së Indisë ne kemi përzgjedhur pesë nga shpikjet më të mëdha indiane që i përdorim gjerësisht në ditët e sotme.

i-Diya — E ndërtuar nga një student i inxhinierisë, i-Diya është një karikues celular dhe ndriçues gjithashtu i cili përdor energjinë diellore si burim energjie. Ajo ofrohet në tre versione në madhësi të ndryshme dhe mund të punojë edhe në kushte moti jo të favorshme.

1

2.  SmartCane —  Është një pajisje smart që i lejon edhe njerëzit me aftësi të kufizuara në Indi të orientohen në rrugët e qytetit dhe gjithashtu në mjedise të vështira relievi. Pajisja është e pajisur me shumë sensorë ‘inteligjentë’ që dinë të orientohen mirë në hapësirë.

2

3. Komunikimi Wireless —  Jagdish Chandra Bose ishte indian, i pari që hodhi idenë e ndërtimit të një sistemi komunikimi me wireless, teknologji e cila u zhvillua më vonë deri në nivelet që është sot.

3

4. Fibrat Optike — Narinder Singh Kapany është i njohur edhe si “Babai i Fibrave Optike.” Kapany e shpiku termin “Fibër Optike” në vitin 1956. Një mësues i kishte thënë atij që drita mund të udhëtonte vetëm në vijë të drejtë dhe Kapany provoi që mësuesi i tij e kishte gabim, ku më vonë ai dha shumë leksione në Universitete në të gjithë botën për sa i përket aspektit teorik të kësaj fushe.

6

5. Sistemi Binar — Sistemi binar është një tjetër koncept që lindi fillimisht në Indi nga matematicieni Pingala. Forma binare e përdorur sot në llogaritjet moderne njihet gjerësisht si gjuha e kompjuterëve. Kjo është një mënyrë e ruajtjes dhe transmetimit të informacionit duke përdorur vetëm dy gjende, on dhe off të simbolizuara me numrat 0 dhe 1.

7

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme