Amerikanët nisin të fshijnë llogaritë në Facebook të shqetësuar për privatësinë

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 16:16 | Nga

Shefi Ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, tha në dëshminë e tij këtë javë në Uashington se nuk kishte një numër të rëndësishëm njerëzish që po fshijnë Facebook pas zbulimit që firmat e të dhënave si Cambridge Analytica janë në gjendje të vjedhin informacion personal nga miliona përdorues.

Por, Carolina Milanesi dhe grupi hulumtues i teknologjisë Techpinions vendosën të anketojnë 1,000 amerikanë për gjykimin e tyre rreth gjigantit të rrjeteve sociale.

Milanesi shkruan se angazhimi më i ulët është në fakt rreziku i vërtetë për Facebook, jo domosdoshmërisht njerëzit që fshijnë llogaritë e tyre.

Këto janë dhe rezultatet e mbledhura nga studimi:

17% e amerikanëve kanë fshirë aplikacionin Facebook nga telefoni i tyre lidhur me shqetësimet e privatësisë.
35% thonë se po e përdorin Facebook më pak për çështjen e privatësisë.
9% e kanë fshirë plotësisht llogarinë e tyre në Facebook.
39% e amerikanëve janë “shumë të informuar” dhe 37% thonë se janë “disi të informuar” për skandalin e Cambridge Analytica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme