Aplikacioni i ri i Skype-it i disponueshëm për t’u shkarkuar në Android

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 10:30 | Nga

Aplikacioni i ri i Skype i cili sjell një qasje krejtësisht të re është i disponueshëm për tu shkarkuar në Google Play Store. Aplikacioni aktualisht ofrohet vetëm në Android.

Versioni 8.0 i aplikacionit sjell një ndërfaqe të re dhe një ndërtim nga e para të pamjes dhe funksionaliteteve të Skypes.

Kemi ngjyra, animacione dhe forma të reja dhe nuk ngjan aspak me aplikacionin e vjetër. Ndërfaqja kryesore ka tre seksione ku kryesori është në mes ku ndodhen edhe bisedat tuaja. Seksioni në të majtë quhet Highlights dhe janë versioni i Skype i historive të Snapchat.

Në këtë hapësirë mund të ndani aktivitetet tuaja gjatë ditës, foto dhe video për miqtë që duan ti shikojnë, raporton pcworld.al. Seksioni në të djathtë është një tjetër vjedhje nga Snapchat. Quhet Capture dhe mund të realizoni foto dhe tua dërgoni miqve ose ti publikoni në Highlights. Mjetet e modifikimit që përmban ky funksionalitet gjithashtu janë inspiruar nga Snapchat.

Pjesa tjetër e funksioneve vjen nga aplikacioni i vjetër. Versioni i ri është i disponueshëm për t’u shkarkuar nga ky moment në Play Store ndërsa iPhone duhet të presë edhe ca javë. Windows dhe Mac duhet të presin disa muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme