Aplikacioni Youtubes do të adaptohet me formate të ndryshme videosh

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 13:56 | Nga

Njerëzit nuk do të ndalojnë kurrë të realizuari video vertikale. Por Google beson se mund ta ndryshojë atë eksperiencë që askush nuk do donte ta përjetonte sepse Youtube do të adaptohet në mënyrë dinamike me forma dhe madhësi të ndryshme videosh.

Konkretisht nëse deri sot keni realizuar video vertikale, ajo shfaqej me dy fusha të zeza në secilën anë dhe e vetmja mënyrë për ta shmangur ishte në ekran të plotë. Por kjo ka një disavantazh sepse fsheh butonët e kontrollit.

Kur të debutojë versioni i ri i Youtube, dritarja e videos do të zmadhohet aq sa të mbushë ekranin. Google nuk hyri në detaje për mënyrën sesi funksionojnë butonët e kontrollit por imazhi GIF shpjegon çdo gjë.

Butonët shfaqen mbi video edhe kur jeni duke e parë. Ato do të mbulojnë një pjesë të videos në varësi të asaj çfarë po bëni. Google tha se ky ndryshim po vjen në javët në vijim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme