“Apple” i largon 25 mijë aplikacione nga Kina

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 12:59 | Nga

Apple ka tërhequr më shumë se 25 000 aplikacione nga Apple Store në Kinë, pasi u konsideruan se bien ndesh me rregulloret kineze.

Të paktën 4 000 nga këto aplikacione janë shënuar me fjalën “lojra fati”, sipas Bloomberg, ndërsa shifra prej 25 000 vjen nga transmetuesi shtetëror CCTV.

“Aplikacionet e lojërave të fatit janë të paligjshme dhe nuk lejohen në App Store në Kinë,” tha Apple në një deklaratë dërguar “Bloomberg” dhe “The Wall Street Journal”.

“Ne kemi hequr tashmë shumë aplikacione dhe jemi vigjilentë për të mos lejuar aplikacione të ngjashme në App Store”, shton deklarata.

Lajmi për heqjen masive të aplikacioneve të lojërave të fatit nuk është për t’u habitur, por kjo është një kujtesë se si kompanitë amerikane janë të detyruara të përkulen ndaj rregullave të qeverisë kineze nëse duan të bëjnë biznes në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme