Apple iPhone 8 trazon industrinë e çipeve të memorjes

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 20:54 | Nga

Prodhuesit globalë të pajisjeve elektronike po hasin vështirësi me furnizimin me çipe të memorjes dhe iPhone 8-ta pritet ta përkeqësojë këtë situatë.

Ndërsa gjigandët Apple dhe Samsung nuk do të vuajnë seriozisht, burime nga indutria thonë dhe prodhues të tjerë të pajisjeve elektronike janë duke paguar më shumë në kontrata afatgjata.

Teknologjitë e prodhimit të çipeve po bëhen dita ditës më komplekse duke rritur kostot e investimit dhe reduktuar prodhimin. Kjo ka bërë që çmimet e çipeve të trefishohen krahasuar me një vit më parë.

Disa analistë shkojnë aq larg sa thonë se prodhuesit e pajisjeve do të detyrohen të ulin sasinë e memorjes DRAM dhe NAND në produktet e tyre, një komponent i cili ndihmon në kryerjen e disa detyrave njëherazi kur është në sasi të konsiderueshme.

Shenjat e para janë shfaqur. Huawei akuzohet se ka përdorur një miks çipesh ca të fuqishëm e ca më pak të fuqishëm në modelin P10 duke kompromentuar performancën.

Sakaq 18% e furnizimit me memorje NAND blihet nga Apple. Për këtë shumë kompani detyrohen të prezantojnë pajisjet e tyre muaj përpara debutimit të iPhone në Shtator.

Këtë vit pritet që kompania të shesë 100 milion iPhone krahasuar me 82.3 milion iPhone 7 të shitura. Ky është edhe shqetësimi më i madh i industrisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme