Apple ka probleme me prodhimin e AirPod

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 15:48 | Nga

Apple pritej të lansonte dëgjueset e reja AriPod para Krishtlindjeve, mirëpo pajisjet janë vonuar dhe ende nuk ka ndonjë konfirmim për debutimin e tyre.

Sipas thashethemeve të fundit, këto pajisje kanë një problem në prodhim që nuk ka të bëjë me vet harduerin e dëgjueseve.

“Më të komplikuara për t’u prodhuar sesa pritej,” thuhet në raportin e ri që bazohet nga burime të afërta me ekipin e inxhinierëve të kompanisë. Ndërkohë, Apple ka rregulluar problemet lidhur me humbjen e pajisjeve ose mungesën e baterisë, gjatë fazës së zhvillimit të produkteve, thuhet në raport.

Si duket, Apple ka probleme me prodhimin në masë të dëgjueseve pa kabllo dhe kjo është arsyeja pse produkti është vonuar disa herë prej kohës së zbulimit të tij.

Detajet mbi lansimin në treg të dëgjueseve AirPod mbeten të paqarta.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme