Apple kërkon trajtimin e diabetit me pajisje bioelektronike

Prishtinë | 15 Pri 2017 | 14:41 | Nga

Apple ka punësuar një ekip inxhinierësh biomjekësor si pjesë e një iniciative sekrete për të zhvilluar sensorë të cilët trajtojnë sëmundjen e diabetit raporton CNBC.

Inxhinierët do të zhvendosën në zyrat qendrore të Palo Alto të Kalifornisë. Lajmi vjen në një moment kur vija ndarëse mes teknologjisë dhe farmaceutikës po venitet dita ditës ndërsa kompania po zhvillojnë pajisje Hi-Tech për të trajtuar sëmundje kronike.

Vitin e kaluar, GlaxoSmithKline dhe Google krijuan një kompani e cila do të zhvillonte pajisje bioelektronike.

Të tjera kompania janë në kërkim të mundësive të shumta që ofron ky kohezion mes teknologjisë dhe mjekësisë. Besohet se përpjekjet e fundit të Apple do të kombinojnë biologjinë, softuerin dhe harduerin për të luftuar sëmundjet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme