Apple publikoi betan e katërt publike të iOS 10

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 22:47 | Nga

Apple publikoi versionin e katërt të betas publike të iOS 10, i cili do të jetë versioni i radhës i platformës mobile të Apple. Ky version sjell përditësime në aplikacionet Apple News, Appl Music, Messages si dhe një aplikacion të ri quajtur Home.

Ky version vjen vetëm një javë nga beta e tretë publike dhe Apple nuk specifikon përmbajtjen e saj po shpjegoi se përmban rregullime gabimesh në terësi dhe disa përditësime të softuerëve.

Ndërtimet beta të iOS mund të instalohen në iPhone 6S, iPhone 6S Plus, iPhone SE, iPhone 5S, iPhone 5C, iPhone 5, iPad Pro 12.9 inç dhe 9.7 inç, iPad Air 2, iPad Air, gjeneratën e katërt të iPad, iPad Mini 4, iPad Mini 3, iPad Mini 2 dhe gjenerata e gjashtë e iPod Touch.

Për të përfituar betat publike duhet të qaseni në aplikacionin Settings dhe më pas të përzgjidhni Software Update duke klikuar mbi butonin Download and Install. Për ta instaluar duhet të keni të paktën 50% bateri ose ta lidhni me një ngarkues. Sigurisht duhet të jeni pjesë e programit Beta të Apple.

Versoni final i iOS 10 do të debutojë në Shtator së bashku me modelet e reja të iPhone dhe me shumë gjasa produkte të reja. (PCWorld Albanian)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme