Apple sjell folësit e zgjuar

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 11:25 | Nga

Pas tre vitesh mungesë në treg Apple do të sjell folësit e zgjuar. Së shpejti do të dal në treg altoparlanti i zgjuar i Apple. Po çfarë është një folës i zgjuar, dhe çfarë duhet të dini për to? Altorpalantët e zgjuar janë pajisje të cilat me anë të Wi-Fi bëjnë transmetimin e zërit duke ndihmuar përdoruesin të japin komanda pajisjeve.

Një folës i zgjuar kryesisht përdoret për të transmetuar muzikë dhe lajme, për të vendosur kohëmatës dhe përkujtues, për të menaxhuar listat e blerjeve dhe për të kontrolluar pajisjet si dritat ose termostatet.

Amazon.com kohët e fundit ka shtuar opsione mesazhesh dhe thirrjesh, kështu që folësit do të përdoren edhe më shumë për komunikim në të ardhmen. Echo është një prej folësve të zgjuar i dobishëm për urdhërimin e gjërave nga Amazon Prime, por ajo lufton me t’u përgjigjur pyetjeve themelore të njohurive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme