Asusi lanson telefonin me 6 gigabajt RAM

Prishtinë | 10 Sht 2016 | 09:42 | Nga

Kompania Asus ka lansuar ZenFone 3 Deluxe, njëri prej telefonave të parë që vjen me procesorin Snapdragon 821.
Përveç procesorit të fuqishëm, pajisja vjen me ekran 5.7-inç me rezolucion Full HD 1920×1080 pixels.

Specifikat tjera të Asus ZenFone 3 Deluxe përfshijnë 4 gigabajt RAM dhe 32 GB memorie të brendshme. Gjithashtu vjen edhe modeli i fuqishëm me 6 gigabajt RAM dhe 64 GB memorie të brendshme.

Kamera ballore e telefonit është 8 kurse ajo kryesorja 23 megapixel. Kjo pajisje do të kushtojë 800 dollarë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme