Cila teknologji e mbushjes është më e shpejta

Prishtinë | 22 Kor 2018 | 11:49 | Nga

Teknologjia e mbushjes së shpejtë nuk është fare risi ndërkohë që ne jemi duke jetuar tash një kohë të gjatë në epokën e mbushësve të shpejtë. E gjithë kjo është pasojë e jetesës me telefona të mençur dhe diktimit të kryerjes së shpejtë të detyrave dhe komunikimit në ta.

Disa mbushës e përmbushin më shumë dhe disa më pak detyrën e tyre, por është e rëndësishme që teknologjia e mbushjes së shpejtë ka futur sado pak dritë në epokën e errët kur jetëgjatësia e baterisë së telefonave mobilë u reduktua në vetëm një ditë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Natyrisht se çdo mbushje e shpejtë nuk është njëjtë e shpejtë, gjë që kontribuon në komplikime dhe një rrëmujë mjaft të madhe kur bëhet fjalë për standardizimin e teknologjisë, që është arsyeja se pse në një kohë të caktuar është naive të pritet kompatibilitet i ndërsjellë i të gjithë mbushësve të shpejtë.

Prandaj edhe publikimi indian Hometop e ka kryer një test krahasues të teknologjisë së mbushjes së shpejtë të të gjitha pajisjeve të pranishme në treg dhe tani kjo mund të krahasohet në një vend. Në të njëjtën kohë ata e kryen testimin e disa pajisjeve të cilat i zbrazën në 0%, dhe rezultatet mund t’i shikoni në grafikun përcjellës.

Sipas rezultateve të tyre, teknologjia me mbushjen më të shpejtë është ajo e Huawei, Super Charge, me një shpejtësi prej 46.57 mAh për minutë, ku baterinë prej 3400 mAh të Honor 10 e mbushë nga 0 deri në 100% për 73 minuta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme