Edhe iPhone 6 Plus del me defekte

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 23:37 | Nga

Një ditë më parë Apple bëri të ditur se do të ofrojë një riparim të “sëmundjes së prekjes”, e cila prek të gjitha modelet iPhone 6 Plus.

Ekranet me prekje të këtij modeli gradualisht fillojnë të bëhen të pareagueshëm me kalimin e kohës. Ky problem vjen si rezultat i një gabimi në prodhim ku disa çipe kontrolli fillojnë dhe lirohen.

Apple u kritikua ashpër nga ekspertët duke thënë se është përgjegjësi e kompanisë t’i riparojë këto modele. Aktualisht kompania tarifon 149 dollarë për këtë shërbim në SHBA.

Në webiste-in zyrtar Apple thoshte se ekrani i iPhone 6 Plus bëhej i pareagueshëm nëse përplasej disa herë në sipërfaqe të forta. Të gjitha ato modele të cilat nuk kanë një ekran të thyer mund të riparohen, tha kompania.

Kjo fushatë do të jetë aktive për 5 vite me radhë. Problemi i u zbulua fillimisht nga site i njohur i çmontimeve i quajtur iFixit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme