Facebook lehtëson raportimin e lajmeve të rrejshme

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 16:33 | Nga

Kohëve të fundit kanë qarkulluar disa raporte sipas të cilave thuhej se lajmet e pavërteta që kanë qarkulluar në Facebook kanë ndikuar në zgjedhjet amerikane.

Tani, Facebook ka njoftuar se do të bëjë disa ndryshime për të shqyrtuar problemin e lajmeve të rrejshme.

Kompania ka deklaruar se do të lehtësojë raportimin e storieve ose artikujve që duken të rrejshme nga përdoruesit e rrjetit social.

Për më shumë, storiet që janë cilësuar si të rrejshme do të etiketohen edhe nga vet Facebook.

“Ne jemi të përkushtuar të kryejmë pjesën tonë dhe sot ju kemi sjell disa përditësime të reja që jemi duke testuar dhe që së shpejti do të lansohen për përdorim.

Ne besojmë në dhënien e mundësisë që njerëzit të mund të dëgjohen dhe në ndërkohë, nuk mund të jemi vet ne gjykuesit e së vërtetës kështu që jemi duke e shqyrtuar problemin me kujdes.” – thuhet në deklaratën zyrtare të Facebook.

Për të kuptuar më mirë se si do të funksionojë zbulimi i lajmeve të pavërteta, mund të shikoni videon e bashkangjitur më poshtë.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme