Facebook në Android mundëson ngarkimin e videove HD

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 09:12 | Nga

Facebook shpesh sjell ndryshime të pa-lajmëruara në aplikacionin për Android. Sipas një raporti të ri thuhet se kompania ka shtuar një mundësi të re në ‘settings’ përmes të cilës mundëson ngarkimin e videove HD në në llogaritë e përdoruesve.

Ky tipar i ri së pari është vërejtur nga Android Police të cilët kanë bërë të ditur se opsioni është lansuar në shumicën e pajisjeve Android, megjithatë, jo në të gjithat.

Raporti bën të ditur se tipare të tjera të ngjashëm janë shtuar në këtë platformë mirëpo po ashtu ato nuk janë të gatshme për të gjithë përdoruesit.

Disa nga këto tipare përfshijnë mundësinë e shkarkimit të klipeve për t’i shikuar online, videot me foto dhe ngarkime sipas rezolucioneve, prej 72p deri në 360p.

Tiparet e reja janë në fazën testuese dhe mund të pritet që ato të dalin në lansim global për një kohë të shkurtër.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme