Facebook me rekord të ri

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 14:00 | Nga

Në shtator kompania tha se kishte 4 milionë reklamues ndërsa në mars vetëm 3 milionë. Rrjeti social më i madh në botë Facebook është shtëpia e 1.9 miliard përdoruesve në mbarë botën.

Facebook tha sot se numëron mbi 5 milionë biznese të cilat reklamojnë çdo muaj në rrjetin social. Shefja operative Sheryl Sandberg në një intervistë për agjencinë lajmeve Reuters u shpreh se ky numër reklamuesish ishte një pikë e rëndësishme e rrugëtimit të Facebook.

Kompania është në një betejë të ashpër me Alphabet për dominimin e reklamimit digjital. Dy gjigantët e Luginës së Silikonit do të “pushtojnë” 46% të tregut online të reklamimit brenda 2018-ës.

Në mesin e 5 milionë reklamuesve, industritë me shtrirjen më të gjerë janë tregtia online, media dhe distributorët. 75% e tyre janë jashtë Shteteve të Bashkuara ku tregjet me rritjen më të shpejtë janë India, Tajlanda, Brazili, Meksika dhe Argjentina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme