Fillojnë para-porositë e BlackBerry Key2

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 14:03 | Nga

Smartfoni më i ri i kompanisë BlackBerry, Key2, tani është në dispozicion për para-porositje në Britani të Madhe.

Shitësit zyrtar Carphone Warehouse dhe Selfridges e kanë listuar smartfonin e ri në uebfaqet e tyre me çmim prej 579 funte, rreth 656 euro.

BlackBerry Key2, në këto uebfaqe, është në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe argjendi. Carphone Warehouse thotë se dërgesat do të fillojnë më 26 qershor, ndërsa Selfridges thotë se periudha e para-porositjeve do të përfundojë më 27 qershor.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme