Gionee S6s modeli i ri unik i telefonit

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 16:36 | Nga

Gionee e ka zbuluar linjën e re të serisë S, përkatësisht modelin Gionee S6s. Telefoni do të zbulohet në Indi më 22 gusht.

Ende nuk dihen shumë detaje për modelin e ri Gionee S6s, përpos kamerës së përparme me ndriçues që do të jetë në këtë telefon.

Gjithashtu duket se telefoni do të ketë një trup metalik dhe një sensor për gjurmë gishtash.

Është e mundshme që telefoni do të ketë specifika të përafërta me ato të Redmi Note 3 dhe duhet të jetë me çmim të njëjtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme