Gmail përmirëson formatin e e-mailave

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 23:14 | Nga

Smartfonët, çuditërisht, nuk janë shumë komodë dhe të përshtatshëm për leximin e mesazheve në postën digjitale të Gmail. Shkrimi është i vogël dhe ndërveprimi jo shumë i shpejtë.

Tani Gmail ka bërë një përditësim për aplikacionin e tij, i cili duke filluar nga fundi i Shtatorit premton të përmirësojë dukshëm formatin e mesazheve.

Përmbajtja e e-mailit do të ketë veçorinë “çdo madhësi”, që do të thotë se teksti dhe butonat në të do të marrin automatikisht madhësinë e ekranit të telefonit ku po lexohen.

Dërguesit e e-maileve do të jenë në gjendje të rregullojnë gjerësisë, orientimin dhe rezolucionin e ekranit, transmeton krokodili.

“Këto ndryshime do ta bëjnë eksperiencën tuaj të dërgimit të e-maileve shumë më të rehatshme dhe më të thjeshtë,” shkruan në një blog post Piere Vollucci, menaxher produkti në Gmail.

“Dhe ndërsa formati i e-maileve që përshtatet në madhësi do të bëhet i zakonshëm, do të shihni se sa kollaj do t’i lexoni mesazhet në ekranet e pajisjeve tuaja.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme