Google Duo tani edhe me audio thirrje (me pak internet)

Prishtinë | 23 Mar 2017 | 22:00 | Nga

Në gusht të vitit të kaluar Google kishte zbuluar aplikacionin për thirrje me video, Duo, i cili së shpejti do të ofroj tiparin për thirrje vetëm në audio.

Për krejt ju që keni pritur këtë funksion për një kohë të gjatë, do të gëzoheni kur të kuptoni se lansimi i tij veçse ka filluar.

“Tipari do të jetë i gatshëm që nga sot dhe së pari lansohet në Brazil, ndërsa në vendet tjera vjen gjatë ditëve në vijim,” bën të ditur kompania përmes një postimi në blogun zyrtar.

Nëse nuk e keni ditur, Duo është shumë i përshtatshëm për funksionim nën rrjet të dobtë dhe ka mundësi të vazhdojë bisedën në opsionin vetëm me zë, në rast se rrjeti është i dobët.

Megjithatë, thirrjet me audio do të jenë tipar i veçantë i aplikacionit, tani e tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme