Google me eksperiencë të re 3D në Google Earth

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 13:06 | Nga

Gjashtë muaj më parë Google lansoi një version VR të Google Earth për pajisjen e realitetit virtual HTC Vive, një aplikacion i cili ngelet ndër më të mirët në këtë industri.

Tashmë Google testoi një eksperiencë tërësisht të re të Google Earth të cilën do ta prezantojë më 18 Prill. Edhe pse detajet mungojnë, përditësimi pritet të jetë i disponueshëm për të gjithë dhe jo vetëm ata që kanë një pajisje VR.

Aktualisht përdoruesit mund të vizitojnë vende të ndryshme të planetit në 3D. Është një softuer i mrekullueshëm të cilit i kanë munguar përditësimet. Priten më shumë pamje 3D në vend të pikturave 2D të shumë qyteteve.

Priten gjithashtu disa versione të aplikacioneve të Google për ekosistemin e realitetit virtual të kompanisë, DayDrem.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme