Google tërheq nga Play Store integrimin e rrjetit social Google+

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 23:20 | Nga

Vijon eliminimi i rrjetit social Google+ ndërsa ky i fundit është larguar edhe nga një tjetër produkt i Google. Është momenti i Play Store, dyqani i aplikacioneve, i cili nuk do të kërkojë një llogari Google+ në mënyrë që të votoni apo dërgoni përshtypje për aplikacionet.

Në dyqanin e aplikacioneve ekzistonte një seksion “People”, i cili tregonte vlerësimet e miqve tuaj në Google+ të aplikacioneve Android.

Gjithashtu Play Store lejonte të përdoruesit t’u bënin aplikacioneve “+1” një formë e cila shërben si aprovim për njerëzit që ju ndiqni në Google+.

Që të dy funksionalitetet do të hiqen. Një tjetër largim është domosdoshmëria e të pasurit të një llogarie Google+ që të lini përshtypje tuaja në aplikacionet, lojërat dhe përmbajtje të tjera.

Përdoruesit raportuan për Android Police ishin në gjendje të dërgonin vlerësimet e tyre me anë të llogarisë Google. /PCWorld Albanian/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme