Huawei thyen rekord, shiti 100 milionë pajisje

Prishtinë | 16 Tet 2016 | 21:00 | Nga

Kompania e telefonave “të mençur” Huawei ka pasur një sukses të konsiderueshëm gjatë dy viteve të fundit.

Jemi ende disa muaj larg nga 2017 dhe kompania tashmë ka festuar momentin e 100 milionë shitje të pajisjeve në një vit. Tani është në rrugën e duhur për të mbyllur një nivel rekord të dërgesës. Huawei ka pasur një performancë më mirë se shumë nga rivalët e saj deri më tani.

Huawei është tashmë ndër kompanitë më të mëdha në Kinë dhe është në mënyrë aktive duke kërkuar për të konkurruar me gjigantët më të mëdhenj si “Samsung” dhe “Apple”.

Kompania ka parë sukses të madh me pajisje si Huawei P9 dhe Honor 8.

Aktualisht është duke i dërguar pajisjet e saj në shumë tregje, duke u fokusuar veçanërisht në Shtetet e Bashkuara me modelin e saj Honor.

Kompania do të zbulojë një nga pajisjet e saj që po pritet me padurim muajin e ardhshëm.

Huawei Mate 9 do të dalë në shitje me karakteristika mjaft të veçanta si skaner iris, kamera dyfishtë, dhe hapësirë deri në 6GB RAM.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme