Instagram tani edhe në Windows 10

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 09:19 | Nga

Rrjeti social Facebook ka përditësuar aplikacionin në Windows 10 të Instagram-it duke bërë atë që të jetë në dispozicion tek tabletat dhe kompjuterët. Tani, ju mund të shkarkoni versionin e ri në dyqanin ‘Windows Store’.

Në muajin prill, kompania lansoi Instagramin, Facebook-un dhe Facebook Messenger në Windows Universal Platform duke ofruar aplikacionet te sistemi operativ Windows 10 në kompjuter, tabletë, telefon dhe konsolë Xbox One. Megjithatë, Instagram ishte i limituar vetëm në pajisjet Windows 10 Mobile.

Sidoqoftë, tani aplikacionin punon edhe te kompjuterët Windows 10 ku ju mund të postoni, ndryshoni, fshini apo pranoni lajmërimet nga ky shërbim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme