Instagrami sjell opsionin “mute”

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 23:04 | Nga

Jemi gati të bindur që opsioni i ri i Instagram-it do t’ua ndryshojë krejtësisht humorin e ditës. Të gjithë ata që nuk i doni fare në Instagram-in tuaj, por për një arsye apo një tjetër nuk i bëni dot Unfollow, ka një tjetër zgjidhje.

Opsioni Mute i heq automatikisht të drejtën ndjekësve që ju zgjidhni për të mos parë postimet apo story-it tuaja.

Ose dhe e kundërta. Të gjithë kanë në listën e tyre dikë që poston pafund dhe thjesht është bërë i besdisshëm. Që tani, vetëm duke klikuar opsionin Mute, do të shpëtoni prej tij/saj dhe s’do të merrni më kurrë vesh ç’bëhet prej tyre.

Ndonëse Facebook-u dhe Twitter-i e kanë patur që më herët këtë opsion, kur vjen puna tek Instagram-i, merr krejtësisht vlerë tjetër.

Askush nuk lëndohet nga ‘unfollow’ dhe të gjithë janë të lumtur me punët e tyre. E zgjidhni ju nëse zgjidhni që vetëm fotot e tyre të mos ju shfaqen në kryefaqe apo edhe story-it.

Mos u shqetësoni nëse ende nuk ju shfaqet ky ospsion në Instagram-et tuaja. Duhen edhe disa javë që të jetë zyrtarisht i aplikueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme