iPhone tashmë në ngjyrë të kuqe

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 16:49 | Nga

Apple prezantoi një version të ri të tabletit 9.7 inç iPad dhe një edicion special të iPhone 7 dhe 7 Plus. iPhone i ri prej alumini në ngjyrë të kuqe është pjesë e një fushate të Apple për të kontribuar në Fondin Global kundër AIDS.

Duke filluar nga data 24 Mars iPhone është në shitje për 749 dollar. Apple është dhuruesi më i madh në Fondin Global duke kontribuar mëse 130 milion dollar tha kompania.

Ndërsa iPad-i i ri 329 dollarësh vjen me një ekran më cilësor, Touch ID, mbështetje për LTE globale, procesor A9 dhe iOS 10. Vitin e kaluar Apple prezantoi modelin 9.7 inç iPad Pro me kosto fillestar 599 dollar.

Sot Apple pati shansin të prezantonte një aplikacion të ri të quajtur Clips i cili ndihmon përdoruesit të kombinojnë video klipe, foto dhe muzikë të cilat mund të ndahen në rrjete social.

Këto klipe mund të pasurohen me filtra artistikë dhe emoji. Sipas Apple aplikacioni arrin të njohë personat në video dhe tju sugjerojë si marrës. Clips do të jetë i disponueshëm së shpejti në iOS 10.3

Së fundi Apple prezantoi dy lloje të reja kasash prej silikoni dhe lëkure për iPhone 7 dhe 7 Plus si dhe zgjeroi opsionet e memorjes për iPhone SE. Gjithashtu solli edhe rripa të rinj për Apple Watch ca prej tyre të ndërtuara nga Hermes.

Apple njoftoi edhe 5 gjuhë të reja për aplikacionit e mësimit të kodimit Swift Playground.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme