Kujdes, programi tregon nëse po e tradhtoni partnerin

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 20:40 | Nga

Bëni kujdes pasi telefoni juaj mund të përgjohet dhe t’iu vidhen të gjitha informacionet private fare thjeshtë përmes një programi spiun!

Bëhet fjalën për një aplikacion i cili vjen në formën e një makine llogaritëse, kalkulatori, por në fakt ai është një program spiun.

Si mund të instalohet?!

Dikush i cili mund të ketë qëllime për të zbuluar mesazhet tuaja, thirrjet telefonike, fotografitë, vendndodhjen, ua instalon këtë program në mënyrë të fshehtë duke iu thënë se është thjeshtë një kalkulator, e më pas përmes një kodi ai vjedh të dhënat tuaja. Praktikisht ai do të marrë njëkohësisht çdo thirrje që ju vjen, çdo mesazh apo edhe t’iu gjejë vendndodhjen, dhe ky apliakcion është i shkarkueshëm nga të gjithë telefonat ‘smart’.

Kjo është përdorur nga partnerët xhelozë por gjithashtu edhe nga prindërit për të monitoruar fëmijët adoleshentë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme