Mësohet çmimi dhe data e lansimit të Xiaomi Mi 8

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 14:26 | Nga

Kompania e njohur kineze, Xiaomi, është duke festuar 8 vjetorin e themelimit dhe smartfoni i saj i ardhshëm i avancuar duket se do të jetë telefoni i përvjetorit i quajtur Mi 8, në vend të Mi 7.

Sipas një fotografie të publikuar, pajisja do të vijë në dy versione me çmime të ndryshme – versioni me 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme do të kushtojë rreth 370 euro, ndërsa versioni më i avancuar me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme rreth 420 euro.

Fotografia, po ashtu, zbulon se Mi 8 do të ketë ekran 6.01-inç me teknologjinë 3D për identifikim të fytyrës, teknologji e ngjashme me atë të Applet – Face ID, në iPhone X, transmeton Koha.net. Procesori do të jetë Snapdragon 845, i cili është i konfirmuar që dhjetori i vitit të kaluar nga kreu i kompanisë Lei Jun në konferencën e Qualcommit.

Gjithashtu, Mi 8 do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë me një teknologji e cila identifikon mbi 200 skena, duke përfshirë 12 opsione të portreteve të ndryshme, si dhe me skanerin për gishta të vendosur nën ekran.

Xiaomi Mi 8 është raportuar më herët se do të lansohet nesër në Shenzhen, Kinë, por burimet e fundit thonë se data e lansimit do të jetë 31 maj.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme