Microsoft publikoi një ndërtim të ri eksperimental të Windows 10

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 22:13 | Nga

Microsoft ditën e djeshme publikoi një ndërtim të ri eksperimental të Windows 10-tës për kompjuterët e disponueshëm për të abonuarit në unazën e shpejtë të programit Windows Insider.

Ky është ndërtimi i parë që nga mbërritja e përditësimit të përvjetorit të Windows 10-tës më 2 Gusht. Ndërtimi 14901 i cili vjen pas atij 1607 (14393) vjen në një moment kur Microsoft po bën ndryshime strukturore në OneCore, e cila qëndron në zemër të Windows-it në platforma të ndryshme.

Ndërtimi më i fundit përmban përmirësimet e para të njoftimeve në sistemin operativ. Exploruesi i skedarëve – File Explorer – do të pajisjet me njoftimet dizajnuar për të ndihmuar konsumatorët me informacione shtesë.

Gjithashtu ekzistojnë disa probleme me këtë version. Adobe Acrobat Reader do të dështojnë menjëherë pas lansimit.

Dona Sarkar, shefja e programit Windows Insider, gjeti rastin të njoftonte se kompania po përgatitet që të sjellë përditësimin e përvjetorit të Windows 10-tës në telefonat Lumia.

Nëse doni të provoni versionet më të fundit eksperimentale të Windows 10-tës ju ftojmë të bëheni pjesë e Windows Insider në këtë lidhje. /PCWorld Albanian/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme