Miliarderët bëhen edhe 1 trilion dollarë më të pasur në 2017

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 18:46 | Nga

Njerëzit më të pasur në planet u bënë edhe 1 trilion dollarë më të pasur në 2017, duke pasur një fitim katër herë më të lartë se gjatë vitit të kaluar.

Themeluesi i Amazon.com Inc, Jeff Bezos, e shtoi pasurinë e tij në 2017 me një vlerë prej 34,2 miliardë dollarë duke i hequr vendin e më të pasurit më të madh në botë bashkë-themeluesit të Microsoft Corp.

Xhorxh Soros gjithashtu ia dha gjatë 2017 një shumë prej 18 miliard dollarë nga pasuria e tij fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur, duke e ulur miliarderin në vëndin e 195 sipas rënditjes Bloomberg, dhe ruajtur për veten e tij një pasuri me vlerë 8 miliardë dollarë.

Deri të martën, më 26 dhjetor, 500 miliarderët e planetit kontrolluan 5.3 trilion dollarë, ndërkohë që në 27 dhjetor të 2016 ata kontrollonin vetëm 4.4 trilionë dollarë.

Me rritjen e pasurisë në nivele të tilla kaq të larta, miliarderët kanë kuptuar nga ana tjetër se me një miliard dollarë nuk mund të blesh më atë që blejë më parë. Më konkretisht, ccmimi i banesave ka arritur në 300 milion dollarë. Ccmimi i divorcit ka kapur vlerën 1 miliard dollarë, kurse një pikturë e Leonardo da Vinçi u shit për 450.3 milionë dollarë në një ankand të Christie në nëntor 2017, duke qënë punimi më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme