A mund ta mbajmë telefonin mobil në xhepa?

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 22:45 | Nga

Telefonat po u jepen foshnjave, disa e mbajnë të varur në gjoks ndërsa meshkujt në xhepin e pasmë të pantallonave.
Nëse keni ende dyshime në lidhje me faktin nëse telefonat mobil mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin, duhet të dëgjojmë Dr. Devra Davis e cila paralajmëron për rreziqet gjatë mbajtjes së një telefoni mobil afër lëkurës dhe pjesëve të ekspozuara të trupit.

Davis tregoi pamjet e mamografisë së një gruaje 39 vjeçare kineze që jeton në Amerikë, vegjetarianes nga Kalifornia e cilia ka pasur disa tumore të krijuara saktësisht në vendin ku ajo mbante një telefon mobil – në të djathtë gjirit (sepse telefonin e mbante në gjoks, ngjitur për lëkurën e gjirit). Ajo e ka mbajtur telefonin në këtë vend për katër orë në ditë, shtatë vjet me radhë.

Hulumtuesit në Universitetin e Exeter kanë zbuluar një rënie të vogël, por të qëndrueshme të cilësisë së spermës së meshkujve, organet gjenitale të të cilëve janë ekspozuar nga rrezatimi i telefonit mobil. Edhe pse studiuesit nuk kanë gjetur një lidhje midis rrezatimit të telefonit dhe plleshmërisë së dobësuar, zbulimi mund të shpjegojë fenomenin e rënies deri tani të paqartë të numrit të spermazoidëve në mostrat nga e gjithë bota.

Pasojat janë më të këqija për ata njerëz që tashmë janë të ekspozuar ndaj faktorëve të tjerë të rrezikut që ndikojnë në numrin e spermatozoideve.

“Nëse marrim parasysh rritjen e përdorimit të pajisjeve pa tel dhe rënien e përgjithshme të cilësisë së spermës, e cila është vërejtur gjatë 10-20 viteve të fundit në vendet e zhvilluara, kjo temë duhet të shqyrtohet më detajisht”, tha Fiona Mathews.

Andaj për të qenë të sigurt mbajeni telefonin mobil në çantën tuaj ose në xhaketë – për çdo rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme