OKB: Qeveritë lehtësisht mund ta keqpërdorin Facebook, përkufizimi i terrorizmit tejet i gjerë

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 17:02 | Nga

Përkufizimi i Facebooku-ut për terrorizmin është “tejet i gjerë” dhe mund t’i shtyjë qeveritë që ta shtypin opozitën, ka paralajmëruar një ekspert i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Në një letër drejtuar kreut të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, shkruante se “përkufizimi gjithëpërfshirës i Facebook-ut është veçanërisht shqetësues pasi që një numër qeverish kërkojnë t’i etiketojnë si terroristë ata që i kundërshtojnë politikat e tyre – qofshin ato paqësore apo të dhunshme”.

Facebook-u i cilëson si terroriste çdo organizatë jo-qeveritare që përfshihet në dhunë për të arritur një qëllim politik, fetar ose ideologjik dhe i ndalon ato që t’i përdorin shërbimet e rrjetit social, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Për të gjetur dhe hequr përmbajtjen terroriste nga platforma e saj, Facebook përdor teknologjinë e zbulimit, si dhe moderatorë që ndihmohen nga 200 ekipe të kundër zbulimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme