Përdoruesit e iPhone 7 ankohen për një problem të çuditshëm

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 21:22 | Nga

Vetëm disa ditë pasi Apple prezantoi pajisjen e re në shitje, disa nga përdoruesit e iPhone 7 janë duke raportuar për një problem të pazakontë.

Një numër i vogël i njerëzve kanë raportuar për një “fërshëllimë” që po ju vjen nga iPhone 7, e cila vjen duke u shtuar derisa procesori përdoret deri në limite.

Deri tani, nuk ka ndonjë shpjegim definitiv për atë se çfarë është duke e shkaktuar këtë zhurmë të çuditshme.

Ky problem së pari është pikasur nga Stepeh Hackett, i cili tha: “Derisa iPhone 7 Plus im ishte duke i proceduar të dhënat në iCloud, lëshonte një zë nga prapa”.

“Pasi e mora pajisjen nga tavolina, e vërejta se ky zë i çuditshëm është duke ardhur nga prapa pajisjes, ndoshta nga procesori”.

Edhe përdorues tjerë kanë raportuar për këtë problem, i cili deri më tani nuk ka përgjigje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme