Porsche feston 70-vjetorin me modelin “911 Speedster Concept”

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 14:59 | Nga

70 vjet më parë, Porsche mori certifikimin për makinën e saj të parë, modelin 356. Sot ajo feston këtë ditë me Porsche 911 Speedster Concept.

Porsche 911 Speedster Concept ka linja tepër të ngjashme me 356 Speedster. Si Porsche-t e para, edhe kjo model vjen me ngjyrë gri ose të bardhë. Pasqyrat si një Talbot i vjetër, dhe tapa e serbatorit si ato të viteve 50 në mesin e kofanos.

Ky koncept, ka kapakë të lehtësuar. Dhe mund të lidhet me 8 Tenax fasteners. Nuk do mund të gjeni kondicioner apo radio në këtë makinë. Dhe as konforte të tjera moderne. Por do të gjeni sedilje prej fibre karboni dhe të mbuluara me lekurë kafe.

Kapaku i pasëm mbulon tubat sigurues pas sediljeve. Këto të fundit, vazhdojë si formë aerodinamike deri në fund. Kjo e ngjashme me 911 Speedster i vitit 1988. Një deflektor prej Plexiglas mban mbishkrimin dhe logon “70 years of Porsche”.

Jo çdo pjesë e makinës në fakt është “old school”. Trupi i konceptit bazohet në një 911 Carrera 4 Cabriolet. Kurse shasia vjen nga një 911 GT3. Disqe 21 inch dhe pedalet e lëmuara, janë ekskluzive për këtë model. Për t’a mbajtur peshën e ulët. Fibër karboni e forcuar është përdorur për parafangot, bagazhin dhe kofanon.

“Gmünd Roadster” origjinal (356 Speedster) kishte një motorr 1.1 litër flat-4 me ftohje me ajër dhe vetëm 35 kuaj fuqi. 356 1500 America Roadster më vonë, me një motorr me 70 kuaj fuqi.

Pa dyshim këto shifra janë të pa konceptueshme për sot.

Në zemër të Porsche 911 Speedster Concept, ndodhet një motor flat 6 me 500 kuaj fiq. Kjo dhe një kambio manuale me 6 shpejtësi, e bëjnë këtë Porsche një nga makinat më unike që mund të blesh sot.

Ndonëse nën trysni, Porsche vazhdon të krijojë jo makina, por vepra arti.

Dit is de Porsche 911 Speedster Concept

Dit is de Porsche 911 Speedster Concept

Dit is de Porsche 911 Speedster Concept

Dit is de Porsche 911 Speedster Concept

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme