Rusia gjobit kompaninë Google me 6.8 miliardë $

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 22:11 | Nga

Google është gjobitur me 6,8 milionë dollar nga autoritetet ruse me arsyetimin se gjiganti i motorit të kërkimit ka thyer rregullat e konkurrencës me sistemin operativ Android.

Autoriteti Federal Anti-Monopol tha se Google kishte detyruar prodhuesit e telefonave që të përfshijnë aplikacionin Google Search në ekranin parësor të telefonave të tyre nëse donin qasje në dyqanin e aplikacioneve Play Store.

Kjo çështje e hapur që në Shkurt të 2014-tës filloi me padinë e konkurrentit të drejtpërdrejtë në Rusi, Yandex, ndaj Google. Vitin e kaluar autoritetet dolën me qëndrimin e Google kishte thyer rregullat e konkurrencës dhe duhej të pritej muaj Mars kur do të paraqitej në gjykatë apeli i Google për të vendosur më pas lidhur me fatin e çështjes.

Gjoba prej 6.8 milionë dollarësh është pothuajse e papërfillshme nëse krahasohet me të ardhurat globale prej 74.5 miliardë dollarësh të Google. Megjithatë telashet për Google në Evropë nuk mbarojnë këtu.

Kompania rrezikon një gjobë marramendëse prej 7 miliardë dollarësh nëse akuzat e Bashkimit Evropian vërtetohen. Gjatë muajit prill Margaret Vestager akuzoi formalisht gjigantin e motorit të kërkimit. /PCWorld Albanian/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme