Rusia prezanton celularin e ri inteligjent

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 08:16 | Nga

Prodhuesi i njohur rus i smartfonëve, Yota Devices, ka lëshuar në treg zyrtarisht pasardhësin e smartfonit të saj YotaPhone 2.

Smartfoni i ri, YotaPhone 3, është prezantuar në një konferencë në Kinën Veriore, por nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me të.

Është zbuluar se YotaPhone 3 ka dy ekrane – ekrani i parë është shumëngjyrësh ndërsa i dyti është i tipit E Ink. Sa i përket çmimit, modeli me 64 GB memorie të brendshme kushton 350 dollarë ndërsa ai me 128 GB 450 dollarë. Gjithashtu, ende nuk është zbuluar se kur do të jetë në dispozicion YotaPhone 3 në tregjet tjera të botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme