Sa i madh është në të vërtetë interneti?

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 09:38 | Nga

Interneti është një vend i zënë dhe ai po zgjerohet me hapa të mëdhenj, thonë shkencëtarët.Nga Stephanie Pappas

Interneti është një hapësirë e zënë. Çdo sekondë, regjistrohen rreth 6.000 postime në twitter; më shumë se 40.000 kërkime në Google; dhe dërgohen më shumë se 2 milionë e-maile, sipas “Internet Live Stats”, një faqe interneti e projektit ndërkombëtar të Statistikave në Kohë Reale. Por këto statistika vetëm sa japin një farë ideje mbi madhësinë e uebit.

Në shtator 2014, regjistroheshin 1 miliardë uebsajte në internet, një numër që luhatet nga minuta në minutë teksa disa faqe mbyllen dhe të tjera krijohen. Dhe nën këtë ndryshim të vazhdueshëm (por i një lloj sasior) në internet ekziston dhe njihet nga shumica e njerëzve qëndron në “Deep Web”, që përfshin gjëra të cilat Google dhe motorë të tjerë të kërkimit nuk i përmbajnë.

Përmbajtja e “Deep Web” mund të jetë aq padëmshme sa edhe rezultatet e një kërkimi të një baze të dhënash online, ose si forumet të tregut të zi, të arritshme vetëm për ata që zotërojnë softuerin e veçantë Tor. (Edhe pse Tor nuk është vetëm për veprimtari të paligjshme, pasi përdoret kudo ku njerëzit mund të kenë arsye për të shkuar online duke ruajtur anonimatin).

Kombinoni ndryshimin e vazhdueshëm në “sipërfaqen” e uebit, me sasinë e pallogaritshme të “Deep Web”, dhe është e lehtë të kuptohet pse vlerësimi i madhësisë së Internetit është një detyrë e vështirë. Megjithatë, analistët thonë se uebi është i madh dhe po bëhet përherë e më i madh.

Të dhënat e udhëzuara

Me rreth 1 miliardë faqe, uebi është shtëpia e shumë më shumë faqeve të veçanta. Një nga këto faqe, www.worldwidewebsize.com, që kërkon të përcaktohej përmasat duke përdorur hulumtimin nga konsulenti i internet Moris de Kunder. De Kunder dhe kolegët e tij e publikuan metodologjinë e tyre në shkurt të këtij viti në revistën “Scientometrics”. Për të kryer një vlerësim, studiuesit dërguan një grumbull prej 50 fjalësh të zakonshme që të kërkohen nga Google dhe Bing.

Studiuesit e dinin se sa shpesh qenë shfaqur këto fjalë në shtyp në përgjithësi, duke i lejuar ata të nxjerrin numrin e faqeve të bazuara tek përmbajtja e fjalëve të referencës. Motorët e kërkimit i mbivendosen faqeve që ato kërkojnë, kështu që metoda gjithashtu kërkon vlerësimin dhe zbritjen e një mbivendosje e mundshme.

Sipas këtyre llogaritjeve, deri në mes të këtij muaji ka patur të paktën 4.66 miliardë faqe interneti. Kjo llogaritje, mbulon vetëm uebet e kërkueshme, pra jo “Deep Web”. Pra, sa informacion përmban interneti? Ekzistojnë 3 mënyra për t’i përgjigjur kësaj pyetje, thotë Martin Hilbert, profesor i komunikimit në Universitetin e Kalifornisë, Dejvis.

“Depot e informacionit në internet, informacionet nga komunikimit në internet, dhe llogaritja e informacionit në internet”- tha Hilbert për “Live Science”. Kapaciteti komunikativ i internetit mund të matet me informacionin që ai mund të transferojë, ose sa informacion arrin të transferojë në çdo kohë të dhënë, thekson ai. Në vitin 2014, hulumtuesit publikuan një studim në revistën “Supercompiuting Fronters and Innovations”, ku vlerësuan kapacitetin e ruajtjes në internet në 10 në fuqi të 24 bajts, ose 1 milion eksabajt.

Një bajt është një njësi të dhënash që përbëhet nga 8 bit, dhe është e barabartë me një karakter të vetëm në një prej fjalëve që jeni duke lexuar tani. Një eksabajt është 1 miliardë miliardë bajt.

Një mënyrë për të vlerësuar kapacitetet e komunikimit të internetit, është matja e trafikut duke lëvizur nëpërmjet tij. Sipas iniciativës “Cisco’s Visual Networking Index”, interneti ndodhet tani në “epokën e zetabajtit”.

Një zetabajt është e barabartë me 1 sekstilion bajts, ose 1000 eksabajt. Deri në fund të këtij viti, trafiku global i internetit do të arrijë në 1.1 zetabajt në vit, në bazë të Cisco, dhe prej 2019-ës, trafiku global pritet të mbërrijë në 2 zetabajts në vit. Një zetabajt është e barabartë me 36.000 vite videosh me definicion të lartë, e cila nga ana tjetër, është e barabartë me transmetimin live në ueb të gjithë katalogjeve të Netflix-it plot 3.177 herë, shkroi në vitin 2011 Tomas Barnet Jr, drejtor i Cisco në një blog post.

Po atë vit, Hilbert dhe kolegët e tij botuan një artikull në revistën “Shkenca”, duke e vlerësuar kapacitetin e komunikimit të internetit në 3 x 10 në fuqi 12 kilobajt për sekondë, një masë e gjerësisë së band-it. Kjo është bazuar tek kapaciteti harduer, dhe jo se sa informacion është në fakt duke u transferuar në çdo moment. Në një studim të veçantë, një haker anonim mati madhësinë e internetit duke numëruar se sa IP qenë në përdorim. IP janë rrugëkalime të internetit nëpërmjet të cilit udhëtojnë të dhënat, dhe secili kompjuter i lidhur me rrjetin ka të paktën një IP.

Sipas vlerësimit të hakerit, qenë 1.3 miliardë adresa IP të përdorura në internet në vitin 2012. Interneti ka ndryshuar shumë peizazhin e të dhënave. Në vitin 2000, përpara se përdorimi i internetit të qe masiv, kapaciteti telekomunikacionit i mirë-ngjeshur qe 2.2 eksabajt, sikurse zbuluan Hilbert dhe kolegët e tij. Në vitin 2007, numri ishte 65. Ky kapacitet përfshin rrjetet e telefonisë dhe regjistrimin e telefonatave, si dhe qasjen në rezervuarin e madh të informacionit që është interneti. Megjithatë, trafiku i të dhënave mbi rrjetet mobile, tashmë e ka lënë pas trafikun e telefonatave me zë që në vitin 2007.

Interneti fizik

Dekada të tëra kërkimi dhe fiksione speculative, kanë çuar eskpertët e sotëm të kompjuterëve në krijimin e programeve si Siri i Apple. Nëse të gjitha bits dhe bajt duken pak abstrakte, mos u bëni merak: Në vitin 2015, studiuesit u përpoqën të masin madhësinë e internetit në aspektin fizik. Ata vlerësuan se do të kushtonte 2 për qind të pyllit të shirave në Amazon, për ta printuar në letër të gjithë informacionin që gjendet në ueb (duke përfshirë Deep Web), raportuan në “Journal of Interdisciplinary Science Topics”.

Për këtë studim, studiuesit bërë disa supozime të mëdha në lidhje me sasinë e tekstit online, duke vlerësuar se një faqe internet do të kërkonte mesatarisht 30 faqe letër A4. Me këtë supozim, teksti në internet do të kërkonte 1.36 x 10 në fuqi të 11 faqe për të shkruar një kopje. (Një gazetar i Uashington Post vlerësoi pak më vonë se gjatësia mesatare e një faqeje interneti është afërsisht 6.5 faqe të shtypura, duke llogaritur se duhen 305.5 miliardë faqe për të printuar të gjithë internetin.)

Natyrisht, shtypja në letër e informacionit që përmban internet, nuk do të përfshijë sasitë masive të të dhënash që nuk janë tekste. Sipas hulumtimit të Cisco, 8000 petabajt në muaj të trafikut IP i përkushtohej shkarkimit të videove në vitin 2015, krahasuar me rreth 3.000 petabajt në muaj për uebin, e-mail dhe transferimin e të dhënave. (Një petabyte është një milion gigabajt ose 2 në fuqi të 50 bajt).

Thënë këtë, kompania vlerësoi se videot zinin trafikun më të madh të internetit vitin e shkuar me 34.000 petabajt. Ndarja e informacioni renditej e dyta me 14.000 petabajt. Hilbert dhe kolegët e tij llogaritën edhe informacionin e botës së vizualizuar në rrjet. Në një artikull në “Science” në vitin 2011, ata llogaritën se kapaciteti i magazinimit analog dhe dixhital të informacioni në botë ishte 295 eksabajt dhe i zipuar.

Për të ruajtur 295 eksabajt në CD-ROM do të kërkonte një pirg disqesh që shkojnë nga toka në Hënë (384.400 kilometra), dhe pastaj një të katërtën e distancës nga Toka në Hënë, shkruanin studuesit. Pra një distancë e përgjithshme prej 480.590 km. Deri në vitin 2007, 94 përqind e informacionit ishte dixhital, që do të thotë se vetë informacioni dixhital në botë do të tejkalonte Hënën nëse do të ruhej CD-ROM. Ajo do të shtrihej në një gjatësi 451.755 km.

Madhësia e Internetit është një objektiv në lëvizje, thotë Hilbert, por është në rritje me hapa të mëdhenj. Ka vetëm një lehtësim, kur është fjala për këtë përmbytje e informacionit:kapaciteti ynë informatik, po rritet edhe më shpejt sesa sasia e të dhënave të ruajtura. Ndërsa kapacitetet e magazinimit të botës dyfishohen çdo 3 vjet, kapaciteti informatik i botës dyfishohet çdo një vit e gjysmë, nëvizon Hilbert.

Në vitin 2011, njerëzimi mund të kryente 6.4 x 10 në fuqi 18 udhëzime për sekondë me të gjithë kompjuterët e tij – të ngjashme me numrin e impulseve nervore në sekondë në trurin e një njeriu. Pesë vjet më vonë, fuqia kompjuterike është e barabartë me aktivitetin e 8 truve njerëzorë.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë, se 8 njerëz në një dhomë mund të tejkalojnë në memorie të gjithë kompjuterët e botës.

Në shumë aspekte, inteligjenca artificiale po i tejkalon tashmë kapacitetet njohëse njerëzore (edhe pse ajo është ende larg imitimit të aspekteve të përgjithshme të inteligjencës njerëzore). Online, inteligjenca artificiale përcakton cilat mesazhet që shihni në Facebook, se çfarë vjen pas një kërkimi në Google dhe madje edhe 80 përqind të transaksioneve në bursa. Zgjerimi i pushtetit informatika është e vetmja gjë që e ka bërë të dobishme shpërthimin e të dhënave në internet”- deklaron Hilbert. “Ne jemi duke kaluar nga epoka e informacionit në një epokë të dijes”- përfundon ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme