Së shpejti vjen Mini elektrik

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 15:24 | Nga

Së fundmi, BMW ka konfirmuar zyrtarisht se modeli elektrik Mini do të fillojë të prodhohet më 2019-ën në Britani të Madhe.

Sistemi elektrik i tërheqjes do të prodhohet në Gjermani, në fabrikat e BMW-së në Dingolfing dhe Landshut, ndërsa prodhimi i këtij modeli në tërësi do të bëhet në Oxford të Britanisë.

Tani, raportohet se modeli elektrik Mini premierën botërore do ta mbajë muajin e ardhshëm në panairin e veturave në Frankfurt të Gjermanisë.

Informatat tjera më të hollësishme lidhur me këtë model pritet të zbulohen në ditët në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme