Shfaqet Xiaomi Mi A2, shitja e tij fillon në gusht

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 15:54 | Nga

Kur Mi 6X është zbuluar ka fundi i muajit prill të këtij viti, nuk është përmendur një version Android One.

Tani, një dyqan onlin në Zvicër ka vendosur modelin Xiaomi Mi A2 në para-shitje me tre versione të kapacitetit të memorieve dhe tre lloje të ngjyrave.

Shitjet do të fillojnë më 8 gusht, afërsisht pas dy muaj, transmeton Koha.net. modeli me 32 GB memorie të brendshme kushton rreth 250 euro, modeli 64 GB rreth 285 euro, si dhe modeli me 128 GB rreth 320 euro. Do të jenë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të kaltër dhe ari.

Xiaomi Mi A2, po ashtu, vjen me ekran 5.99-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor Snapdragon 660, kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 20 megapikselë dhe atë të përparme prej 20 megapikselë, si dhe do të punojë me baterinë prej 3,010 mAh.

Nuk ka port për kartelën microSD dhe kapaciteti i RAM memories te top modeli është 6 GB dhe 4 GB për dy modelet tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme