Si po ndikojnë hakerët në zgjedhjet presidenciale në ShBA

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 21:07 | Nga

Në garën për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë vit, hakerat kanë rolin e tyre për të luajtur.

Të Martën, email-e të vjedhura nga ish-sekretari i Shtetit Kolin Pouell zunë titujt kryesorë të lajmeve pasi një faqe misterioze me shumë mundësi e lidhur me spiunazhin kibernetik Rus ia dorëzoi ato shtypit. Që atëherë, media ka ofruar informacione të shumta të zbuluara në postën elektronike. Powell e quante Klinton “lakmitare” dhe rivalin e saj Donald Trump një “turp kombëtar.”

Incidenti i ka shqetësuar ekspertët e sigurisë për manipulimin medias në ShBA nga hakerat duke influencuar zgjedhjet e këtij viti.

E-mail-et e vjedhura nga Pouell janë vetëm zbulimi i fundit politik që dyshohet se vjen nga hakerat të sponsorizuar nga Rusia. Në Qershor, Komiteti Kombëtar Demokratik fajësoi qeverinë e këtij vendi për orkestrimin e një thyerje të dhënash që vodhi skedarë tënjë rëndësie të lartë.

Këto skedarë më vonë kërcënuan të dëmtojnë fushatën presidenciale të Hillari Klinton kur një haktivist i njohur is Guccifer 2.0 i zbuloi ato. Edhe pse Guccifer 2.0 deklaron se është nga Romania, disa ekspertë sigurie dyshojnë se ai është pjesë e spiunazhit kibernetik Rus.

Publikimi të Martën i e-mail-ve të vjedhur nga Pouell mund të ketë lidhje me hakimin e DNC. Një faqe e quajtur DCLeaks ka dërguar informacionin tek disa anëtarë të zgjedhur të shtypit.

DCLeaks deklaron të jetë puna e “haktivistëve amerikan.” Por ThreatConnect ka gjetur prova që lidhin DCLeaks me një ekip elite Rus të spiunazhit kibernetik të quajtur Fancy Bears, i njëjti grup që dyshohet të ketë vjedhur skedarët nga DNC. Rusia ka mohuar përfshirjen e saj në cilëndo nga këto hakime.

Kushdo që po i mbështet ato, publikimet e informacioneve sekrete po ulin besueshmërinë në partitë politike të SHBA-s dhe të kandidatëve presidencial. Dhe ndërkohë që media kërcen në çdo lajm zgjedhor që mund të gjejë, hakerat munden të manipulojnë mbulimin.

“Njerëzit duhet të thonë ‘Nga po vjen i gjithë ky informacion?’ dhe jo vetëm të përqendrohen tek informacioni,” su shpreh CIO i Threat Connect Riç Barger. “Nëse hakerat kanë 100 dokumente, ato mund të zgjedhin vetëm 25 prej tyre për ti publikuar, sepse të tjerat nuk i përshtaten tregimit të tyre.”

Rrjedhjet e rëndësishme nuk kanë qenë vetëm për partitë politike të ShBA-së. Të Martën, Agjencia Botërore Anti-Doping fajësoi Fancy Bears për vjedhjen e skedarëve mjekësor të atletëve olimpik të SHBA-s.

Skedarët e rrjedhur mund të duken legjitim, por ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se hakerat mund ti mashtrojnë mediat me dokumente të rrjedhura që mund të jetë false.

Nuk është ende e qartë nëse ShBA do t’i përgjigjet këtyre sulmeve. Agjencia e Inteligjencës të ShBA-së është e bindur se pas hakimit të DNC fshihet Rusia, por deri më tani presidenti Obama zgjodhi të mos drejtojë gishtin askujt zyrtarisht

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme