Snapchat së shpejti mund të bëhet kompani publike

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 21:12 | Nga

Evan Spiegel, Drejtori Ekzekutiv i “Snap Inc”, ka deklaruar se së shpejti kompania e tij mund të jetë një kompani publike, që do të veprojë në New York Stock Exchange.

Gazeta Ekonomia raporton se vlera e kompanisë është rreth 25 miliardë dollarë dhe kjo vlerë pritet të rritet deri kur kompania të kthehet në një kompani publike.

Spiegel e sheh të ardhmen e kompanisë “Snap Inc” si më shumë se një aplikacion, siç është “Snapchat”. Kompania prezantoi muajin e kaluar një produkt të ri, “Spectacles”, që është produkti i parë i lëshuar nga kompania. “Spectacles” janë një palë syze, përmes të cilave mund të inçizoni video, dhe t’i ngarkoni ato në aplikacionin Snapchat.

Në faqen kryesore të “Snap Inc”, kompania e cilëson veten si një kompani kamerash. Spiegel nuk e ka mbajtur sekret synimin për t’a bërë kompaninë që ai bashkë-themeloi, një kompani publike.

“Duam që të bëhemi publikë! Kemi nevojë të bëhemi publikë. Dhe kemi një plan për këtë.”, ka thënë ai në një konferencë vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme