Sony Xperia XZ Premium me dy kartela dhe microSD

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 14:20 | Nga

Ndryshe nga variantet tjera me dy SIM të Sony Xperia XZ dhe XZs, Xperia XZ Premium dual nuk do të ketë një hapësirë për SIM hibrid. Pajisja do t’ju lejojë të përdorni dy karta SIM dhe një kartë microSD në të njëjtën kohë.

Kjo është konfirmuar nga dega franceze e kompanisë japoneze në një cicërimë, e cila gjithashtu vë në dukje se Xperia XA1 dhe XA1 Ultra gjithashtu do të ofrojnë të njëjtën veçori.

Për ata që nuk e dijnë, një slot SIM hibrid ju lejon vetëm të përdorni një kartë SIM kur është në funksion karta microSD.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme