Themeluesi i Amazon, i treti më i pasur në botë

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 12:33 | Nga

Fitimet e larta të kompanisë “Amazon” dhe rritja e vlerës së aksioneve e kanë bërë themeluesin e saj, Jeff Bezos, ndë tre njerëzit më të pasur në botë.

Bezos zotëron 18% të aksioneve të “Amazon”, vlera e të cilave u rrit me 2% të enjten. Forbes bën një vlerësim të pasurisë së tij e cila llogaritet të jetë 65.3 miliardë dollarë.

Sipas vlerësimeve të Forbes, Bezos renditet i treti pas themeluesit të “Microsoft”, Bill Gates, me një pasuri prej 78 miliardë dollarësh, dhe themeluesit të “Zara”, Amancio Ortega.

Aksionet e “Amazon” kanë arritur majat me 50% në muajin shkurt të këtij viti.

Kryeanëtari i Amazon, thotë se fakti që kompania ofron shërbimin free të transportit i ka sjellë asaj fitime shumë të mëdha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme