Twitter mundëson video-transmetimet me 360 shkallë

Prishtinë | 30 Dhj 2016 | 12:32 | Nga

Twitter ka njoftuar se një tipar i ri do të vijë në aplikacionin e njohur të tyre për video, Periscope. Përdoruesit së shpejti do të kenë mundësi të transmetojnë video në 360 shkallë.

Që nga sot, secili përdorues i Twitter ose Periscope do të mund të ndërveprojë me videot 360 shkallëshe. Videot janë të etiketuara me titullin ‘LIVE 360’.

Megjithatë, jo çdokush mund të transmetojë në 360 shkallë. Vetëm transmetuesit e caktuar mund të kenë qasje në këtë tipar të platformës.

Nëse dëshironi të keni qasje në transmetim të videove 360 shkallë, duhet të plotësoni një formë të caktuar për të qenë në listën e pritjes. Forma ju kërkon të caktoni llojin e kamerës që do të përdorni për të xhiruar në 360 shkallë.

Megjithëse një numër i limituar i kamerave dhe aplikacioneve mund të përdornin këtë teknologji, është interesante që çdo herë e më shumë, platformat e ndryshme janë duke vlerësuar këtë lloj të ri të medias.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme