Twitteri jep sinjale pozitive duke surprizuar investitorët

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 14:56 | Nga

Twitter prite të publikojë një raport pozitiv financiar të enjten ku stoku i kompanisë është rritur me 40% që nga muaji prill kur Wall Street ishte gati ta “fshinte” rrjetin social.

Vlera e aksioneve të Twitter u rrit me shpejtësi pas një raporti financiar pozitiv në prill dhe rritje të përdoruesve.

Sytë janë nga Twitter kur investitorët dhe analistët do të shohin nëse rritja me 6% nga vit në vit në numrin aktivë të përdoruesve vijon. Në prill Twitter kishte 328 milionë përdorues aktivë.

Aksionet e kompanisë ishin 19.97 dollarë, një rritje me 41.4% që nga prilli. Kjo rritja e interesi është një mbështetje morale për Twitter.

Rrjeti social pritet të raportojë 536.6 milionë dollar të ardhura në tre mujorin e dytë të vitit. Sinjale të tjera pozitive janë blerja e aksioneve të reja nga ekzekutivi Jack Dorsey dhe rikthimi i bashkëthemeluesit Biz Stone.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme