Versioni i ri i Google Earth vjen më 18 prill

Prishtinë | 16 Pri 2017 | 14:54 | Nga

Google ka njoftuar se do të zbulojë një version të ri të Google Earth, gjatë një ngjarje në muzeun Whitney në New York, javën e ardhshme më 18 prill.

Fatkeqësisht, nuk janë bërë të ditura detaje shtesë nga Google se si do të funksionojë shërbimi i ri, mirëpo ka gjasë që versioni i ri të ndërtohet i bazuar në realitetin virtual.

Google Earth për herë të parë është lansuar 15 vite më parë, më 11 qershor të vitit 2011 dhe ofron pamje virtuale të globit, harta dhe informacione gjeografike. Fillimisht, shërbimi ishte emëruar EarthViewer 3D.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme