Volkswagen prezanton ndriçimin e së ardhmes

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Prodhuesi gjerman i automobilave Volkswagen, parashikon që në një të ardhme ndriçuesit e pasmë të jenë intilegjentë dhe të komunikojnë me makinat tjera në rrugë.

Kompania ka hapur një seksion të tërë në fabrikën e saj në Wolfsburg, kushtuar ndriçimit dhe zhvillimit, transmeton Klan Kosova.

Në “qendrën e ndriçimit e përsosmërisë”, siç e quan VW, ekziston një tunel i gjatë 328 metra ku inxhinierët mund të testojnë dritat e reja.

Gjiganti automobilistik thotë se parashikon që ndriçuesit me mikropixel të kenë deri në 30 mijë pika ndriçimi, të cilat do të ishin në gjendje të formonin halogramë në rrugë dhe hapësirën përreth.

Gjatë vozitjes në mal, në pjesën e prapme të veturës, dritat e pasme mund të shfaqin mesazhe duke paralajmëruar shoferët e jerm për rreziqet në rrugë. Ato po ashtu mund të tregojnë nivelin e ngarkimit të automjetit ose ndonjë shkrim personal të zgjedhur nga shoferi nëpërmjet smartphone-t.

Kjo nuk është hera e parë qe VW vije me plane për ndriçimin e ardhshëm, pasi koncepte të ngjashme kishte pasur edhe në modelet e mëhershme të kësaj kompanie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme