Xiaomi zyrtarisht del me Redmi Note 4

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 11:38 | Nga

I prezantuar vitin e kaluar në Kinë, Xiaomi tani ka zbuluar zyrtarisht modelin e ri të Redmi Note 4 në një konferencë shtypi në Indi modelin më të ri të tabletit të saj që vjen me një çmim të ulët.

Redmi Note 4 do të ofrohet ekskluzivisht nga Flipkart dhe do të vijë në tri variante – 2GB, 3GB dhe 4GB RAM respektivisht.

Variantet me 2GB dhe 3GB do të vijnë me 32GB memorie të brendshme, ndërsa versioni me 4GB vjen me 64GB memorie të brendshme. Çmimet e këtij modeli janë shumë konkurruese në krahasim me specifikat që kjo pajisje ka për të ofruar për përdoruesit e saj.

Redmi Note 4 është i pajisur me ekranin në 5.5-inç me rezolucion 1920 me 1080 piksel, procesorin Snapdragon 625, kamera e pasme me 13MP për foto dhe video, kamera e përparme me 5MP si dhe bateria me 4,100 mAh dhe Android 6.0 me MIUI 8 në krye.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme