Zbulohet çmimi e specifikat e BMW Alpina XD3 të ri

Prishtinë | 18 Gus 2018 | 15:31 | Nga

Janë zbuluar çmimi dhe specifikat e plota të Alpina XD3 të ri.

Ky version i BMW X3 mund të porositet që tani me një çmim fillestar prej 65 mijë eurosh ndërsa do t’u dorëzohet në çerekun e parë të 2019-s.

Marka gjermane i ka bërë XD3 një ‘makiazh’ tipike Alpina, me mbrojtës të rinj nga para e pas që e bëjnë të duket shumë më agresiv se sa modeli standard, rrota 22 inç, e sistem të shkarkimit të gazrave me katër tuba, transmeton koha.net.

Nga brenda ndryshimet janë më të vogla, me timon tipik Alpina me qepje ngjyrë të kaltër e gjelbër, e që është ndryshimi më i dukshëm i këtij versioni nga BMW X3.

Alpina XD3 ka një motor 3.0 litërsh me gjashtë cilindra twin-turbo me naftë që prodhon 330 kuajfuqi, i cili bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/h ta arrijë për 4.9 sekonda, ose 1.4 sekonda më shpejtë se sa Porsche Macan Diesel S.

Çmimi i Alpina XD3 do të jetë rreth 12 mijë euro më shumë se sa BMW X3 XDrive30d M Sport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme